Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në prag derbi, Tirana “TËRBON” trajnerin e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Në prag derbi, Tirana “TËRBON” trajnerin e Partizanit
Fotomontazh/ Derbi Tirana - Partizani & Trajneri Mladen Milinkovic

Derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana do të luhet këtë të premte, sfidë e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë prej orës 19:00.

Një ndeshje vendimtare ndoshta kjo edhe për trajnerin e të “kuqve”, Mladen Milinkovic. Megjithatë, ky i fundit e ka shumë të vështirë përballë Tiranës, gjë të cilën e tregojnë qartë edhe statistikat e së shkuarës.

Kur ka qenë trajner i Luftëtarit dhe Kukësit, Milinkovic është përballur me “bardheblutë” në 6 ndeshje. Serbi ka fituar vetëm 2, ndërsa 4 herë është mposhtur nga Tirana, duke i pasur kryeqytetasit si “makth”.

Poll

Lexo gjithashtu