Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Në bashkëpunim me trajnerin, do përmirësojmë ekipin”, Abilaliaj elozhe për serbin Milinkovic: Është gjerësisht i njohur, kemi shumë besim

Shkruar nga NEWSPORT
“Në bashkëpunim me trajnerin, do përmirësojmë
Arbër Abilaliaj

Gjatë prezantimit të trajnerit të ri të Partizanit, Mladen Milinkovic, krah këtij të fundit ishte edhe drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj. Ky i fundit foli për “prurjen” e re në pankinën e “Demave” dhe gjithashtu për lëvizjet që Partizani do bëjë në merkato.

“Jemi këtu për të prezantuar trajnerin tonë të ri, Mladen Milinkoviç. Besoj se është gjerësisht i njohur në opinionin futbollistik shqiptar me eksperiencat pozitive që ka pasur me Luftëtarin e Kukësin, por edhe ne rajon. Kështu që jemi besimplotë, të kënaqur qe jemi në këtë ditë sot. Doja t’i uroja shumë suksese në këtë projekt të rëndësishëm dhe shpresojmë dhe mendojmë të shkojmë sa më larg duke shtuar këtu edhe rezultatet e të gjitha bashkë.

Merkato? Është e vërtetë që pjesën me të madhe të grupit e kemi. Patjetër që në bashkëpunim me trajnerin kemi menduar të përmirësojmë edhe më shumë. Jemi në negociata me profile të rëndësishme. Në momentin që jemi te Partizani, titulli është objektiv kryesor madhor. Për këtë arsye jemi afër profileve të rëndësishëm. Le të themi që dy prej tyre priten vetëm testet mjekësore, të shohim në ditët në vazhdim nëse arrijmë të mbyllim dy profile të tjera, përveç këtyre që po biem dakord.

Mesfusha? Një profil të rëndësishëm është mbyllur, një futbollist kombëtareje, vetëm presim që të bëjë vizitat mjekësore që të mbyllet nga ana burokratike. Por nuk është vetëm nga ai pozicion. Po shohim edhe për shkak të problematikave që na ka sjellë dëmtimi i Kekos së fundmi, që do jetë i detyruar të bëjë ndërhyrje kirurgjikale në gju dhe kjo na ka prishur planifikimin në atë pozicion. Por patjetër kemi edhe situatën që Bintsuka ka rinovuar me një kontratë trevjeçare me klubin, por për arsye administrative nuk është në Shqipëri.

Pse trajner i huaj? Nuk është më qellim, është zakonisht që ne kemi pasur trajnerin që është pika më e rëndësishme në një strukturë siç është e jona, që nuk përfaqëson vetëm një skuadër, por mbi të gjitha një orientim, zhvillim e vizion për të gjithë klubin. Dhe pika e referimit është trajneri i ekipit të parë. Dhe trajneri i ekipi të parë i Partizanit, përpos kërkesave maksimale, shihet në kompleksitet. Ne kemi pasur trajner shqiptar, kemi pasur dy të tillë në kohën që kam qenë unë. Mendoj se zgjedhjet janë ekskluzivisht në varësi të profesionalizmit dhe cilësisë që na sjell një trajner”, u shpreh Abilaliaj. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga