
Dinamo më në fund do të rikthehet të luajë ndeshjet në kryeqytet. Kështu “Blutë” kanë bërë kërkesë që ndeshjet si pritës t’i luajnë në “Selman Stërmasi”.
Kërkesë e cila është pranuar dhe FSHF-ja ka dhënë dritën jeshile për këtë vendim ta “Bluve”. Kështu dinamovitët me rikthimin në “Selman Stërmasi” do të kenë më shumë mbështetjen e tifozëve, gjë e cila iu ka munguar kur luanin në “Elbasan Arena”.
Në këto kushte Dinamo – Bylis do të luhet në “Selman Stërmasi”, sfidë e programuar të zhvillohet më 21 shtator në orën 16:00 dhe është e vlefshme për javën e 4-të të kampionatit. Vlen të theksohet se edhe Tirana do të luajë ndeshjet si pritëse në këtë stadium, me klubet që mes tyre kanë gjetur marrëveshjen që ta shfrytëzojnë së bashku këtë impiant.