Elbasani - Vllaznia
Java e 33-të në Superiore do do të mbyllet sonte me dy ndeshje të “zjarrta”, ku Elbasani pret Vllazninë në “Elbasan Arena”, ndërsa Dinamo udhëton në Vlorë karshi Flamurtarit.
Fakti që verdheblutë e Ivan Gvozdenovic janë vetëm 1 pikë mbrapa Vllaznisë, e bën akoma më interesante këtë ballafaqim, aty ku mund të ketë edhe “rrokadë” në tabelën e përgjithshme.
Jo më pak nga rëndësia parashikohet edhe takimi në stadiumin “Flamurtari”. Humbja e Partizanit në derbi, “karikon” Dinamon për t’u shkëputur për Final Four, ndërsa humbja e ekipit vlonjatë, do t’i rrëzoj automatikisht në Kategorinë e Parë që sonte për sezonin e ardhshëm.
Poll
