Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ndeshje e madhe,  jemi gati për luftë”, Brdaric: Kjo skuadër ka mentalitet, me tifozët drejt titullit

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndeshje e madhe,  jemi gati për luftë”, Brdaric: Kjo
Thomas Brdaric

Në Shkodër janë më gati se kurrë për të luajtur një nga ndeshjet më vendimtare të sezonit. Nesër në “Air Albania” do të sfidojnë Egnatian në gjysmëfinalen e dytë të “Final – Four”, ku në orën 20:00 do të bëjnë mes tyre llogaritë për finalen e madhe.

Vllaznia ka përgatiru gjithçka në detaje dhe është gati për të zbritur në fushën e lojës, ku fitorja është e vetmja rrugë për të shkuar më afër titullit kampionë. Në konferencën për shtyp, Thomas Brdaric shprehet se ekipi i tij është gati për “luftë” dhe synojnë finalen.

“Atmosfera është shumë e mirë. Jemi përpara një ndeshjeje shumë të madhe. Të gjithë duam ta kalojmë me sukses këtë sfidë. Jemi shumë të motivuar dhe gati për të bërë diçka të veçantë në jetën tonë.

Egnatia? Do të bëjmë më të mirën tonë. Kemi luajtur kundër Egnatias, por ishim në situatë tjetër. Është një ndeshje e hapur. Të dy ekipet do të luftojnë për të kaluar në finale.

Problem që na nevojitet vetëm fitorja? Jo, jemi mirë në balancë. Kemi gjithë ekipin gati, ndjesia është e mirë. Të punojmë mirë në të dy fazat e lojës. Këto ditë kemi punuar për planin e mundjes së Egnatias. Shpresojmë të jemi të suksesshëm.

Duhet të jemi gati për luftë. Është ‘Final 4’, situatë e vështirë për gjithë ekipet. Nuk është e lehtë as për të luajtur për barazim, kështu që të dy ekipet do të zbresin në fushë për fitore.

Taktika? Na duhet një komunikim sa më i mirë më ekipin, që e kemi. Është e shkurtër koha që po punojmë bashkë, por do ua thjeshtojmë gjithçka lojtarëve. Do të fokusohemi në gjëra sa më të thjeshta.

Pika më e fortë e Vllaznisë? Mentaliteti, qëndrimi të gjithë bashkë dhe tifozët. Na duhen të gjithë lojtarët, më shumë se 11 lojtarë. Të jemi me mendjen e duhur.

Titulli? Është shumë mirë të kesh ëndrra. Të gjithë tifozët kanë ëndrrën e titullit. Le ta bëjmë për Vllazninë dhe gjithë tifozët. Jemi përpara objektivit të titullit. Nuk kemi kohë për të menduar, thjesht të përqendrohemi te ndeshja.

Tifozët? Jam shumë i lumtur që shumë tifozë do të vijnë të na mbështetin. Do të jenë pas nesh si një mur. Të gjithë bashkë mund të arrijmë gjëra të mëdha. Uroj sukses maksimal për Vllazninë. Na duhet edhe fati në momentin e duhur, por le të punojmë për fatin”, u shpreh Brdaric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga