Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ndeshja Tirana – Flamurtari në “ajër”, sot bardheblutë presin vendimin mbi stadiumin

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja Tirana – Flamurtari në “ajër”, sot
Tirana - Flamurtari

Tirana – Flamurtari është një nga ndeshjet e javës së 3-të të kampionatit. Duel që është parashikuar të luhet në orën 16:00. Por kjo përballje mbetet në “ajër” për shkak të stadiumit.

Ende nuk është vendosur se ku bardheblutë do të presin vlonjatët, në një sfidë e cila premton të jetë e luftuar dhe mjaft emocionuese. Gjasat janë që kjo ndeshje të luhet në “Selman Stërmasi”, pasi tek ky i fundit janë përmirësuar ndjeshëm kusshtet.

Siç dihet Tirana ka kërkuar që sfida ndaj një prej rivalëve historikë të luhet në këtë stadium dhe ditën e sotme drejtuesit bardheblu pritet të marrin përgjigjen përfundimtare nga FSHF-ja.  

Poll

Lexo gjithashtu