Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ndeshja që mezi gjeti stadiumin, dalin në shitje BILETAT e duelit Tirana – Elbasani

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja që mezi gjeti stadiumin, dalin në shitje BILETAT e duelit
Tirana - Elbasani

Tirana dhe Elbasani do të përballen këtë të mërkurë në kuadër të javës së 9-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 19:30.

Vetëm pak minuta më parë, klubi i Tiranës si pritës, ka nxjerrë në shitje biletat për këtë duel.

Një biletë në tribunat pas porte, V dhe N, kushton 400 lekë të reja. Ndërkohë që për ta parë ndeshjen nga tribuna ballore, pra ajo E, duhet të paguash 700 lekë të reja.

Më pas vijnë tribunat e “luksit” ajo W 101-103 dhe 105-107, që kushton 2000 lekë. Ndërsa një biletë në tribunën W 104, kushton 3000 lekw tw reja.  

Poll

Lexo gjithashtu