
Flamurtari do të presë Egnatian në kuadër të javës së 5-të të kampionatit, duel që do të luhet ditën e dielë në orën 19:00 në Vlorë. Një sfidë shumë e rëndësishme dhe delikate për vlonjatët që do të synojnë vetëm fitoren, teksa kjo është edhe ndeshje e parë e tyre në shtëpi pas rikthmit në Superiore.
Deri më tani, kuqezinjtë nuk e njohin ende shijen e fitores në Superiore dhe në Vlorë atmosfera nukk duket më e mira e mundshme. Dueli ndaj kampionëve aktualë shihet si shumë vendimtarë dhe për këtë drejtuesit kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve.
Krerët e klubit kanë vendosur të hapin dyert e stadiumit në mënyrë që prezenca e tifozëve të jetë sa më e madhe. Kjo do t’i jepte më shumë mbështetje ekipit për të arritur drejt fitores dhe do ta kthente ndeshjen e parë në shtëpi për këtë sezon në një ditë feste.
View this post on Instagram