Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ndaj kampionëve për fitoren e dytë rresht në kampionat, Partizani nxjerr në shitje biletat (ÇMIMET)

Shkruar nga NEWSPORT
Ndaj kampionëve për fitoren e dytë rresht në kampionat,
Partizani - Egnatia/ Biletat

Partizani do të luajë në shtëpi, teksa ditën e shtunë do të presë Egnatian në “Arenën e Demave”. Përballje kjo e parashikuar të startojë në orën 17:00.

“Demat” do të jenë “al-in” ndaj kampionëve për të siguruar një tjetër fitore pas asaj në Vlorë. Mbështetja e tifozëve pritet të jetë prezente, me klubin që ka nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë përballje.

Çmimet e biletave variojnë nga 300 lekë në tribunën C3 deri në 3000 lekë në tribunën VIP. Biletat mund të blihen online, ose në pikat e shitjes te stadiumi “Selman Stërmasi” nga ora 10:00 – 18:00 si dhe në ditën e ndeshjes pranë stadiumit “Arena e Demave”.

Kujtojmë se aktualisht Partizani mban vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit. Pas 7 javësh ia kanë dalë të sigurojnë 7 pikë, duke marrë 2 fitore dhe 1 barazim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Poll

Lexo gjithashtu