
Naser Aliji
Dinamo arriti të mposhtë Vllazninë me rezultatin 3-1 sonte në javën e dytë të Superiores. Në përfundimin e takimit, lojtari i ndeshjes u zgjodh Naser Aliji, doli në prononcim për mediat.
“Kam shumë eksperiencë kam luajtur kundër sulmuesve në kampionate shumë të forta. Vllaznia ka lojtarë shumë të mirë në ofensivë të cilët bënë një ndeshje të mirë sonte.
Mbrojtës i majtë? Nuk e harroj si pozicion, kam luajtur për shumë vite.
Çdo lëvizje që bëjmë në fushë, është ajo çka praktikohet në stërvitje. Trajneri e vendos se çfarë pozicioni do të luaj, por për momentin jam shumë mirë aty ku jam. Kam luajtur”, u shpreh Aliji.
Poll