Egnatia do të luajë në transfertë në kuadër të javës së 18-të të kampionatiti. Rrogozhinasit do të udhëtojnë në Durrës, ku dok të sfidohen me Teutën.
Përballje kjo e parashikuar të luhet ditën e nesërme në orën 16:30 në “Niko Dovana”. Në prag të kësaj sfide ka folur Edlir Tetova. Trajneri i kampionëve aktualë ka treguar gjendjen e skuadrës dhe sa vendimtare shihet në Rrogozhinë kjo përballje.
“Jeni aktualisht në vendin e parë, sa ju motivon kjo para ndeshjes me Teutën? Është motivim dhe përgjegjësi për faktin se dozat e përgjegjësisë janë më të mëdha, sepse duhet ruajtur vendi i parë.
Cili është objektivi kryesor i skuadrës për këtë ndeshje? Objektivi është që ne të kthehemi nga Durrësi me rezultat pozitiv, por mbi të gjitha me lojë të logjikshme.
A ka mungesa apo rikthime të rëndësishme në ekip? Ka mungesa. Mungon Xhemajli, gjendja e Poçit do të shihet sot, sepse ka qenë 2 ditë me temperaturë. Rikthehen lojtarët që munguan ndeshjen e kaluar.
Cilat mendoni se janë pikat më të forta të Teutës? Teuta ka një ekip të ri, me plot dëshirë, që krijon volum gjatë gjithë 90 minutëshit, është ekip që të krijon vështirësi për të shënuar, sepse mbrohen shumë mirë.
Sa e rëndësishme është kjo ndeshje për ecurinë e sezonit? Kjo ndeshje ka specifikat e saj për faktin se ne na duhet të ruajmë pozicionin e parë, kurse Teuta ka etje për pikë, pres një duel të luftuar dhe me lojë të bukur. Cili repart i skuadrës ka treguar formën më të mirë deri tani? Po marrin formë si skuadër, ku të tre repartet po shfaqin rritje nga ndeshja në ndeshje, shpresoj të vazhdojmë kështu.
A jeni të kënaqur me performancën e skuadrës? Ne si trajnerë gjithmonë kërkojmë performancat më të mira, por përderisa jemi në krye duhet të jem i kujdesshëm në gjykim.
Çfarë mesazhi keni për lojtarët para kësaj sfide? Lojtarët tashmë dinë të performojnë, por na duhet shpejtësi në veprim.
Vendimtare për titullin? Jo nuk është vendimtare për ne, ka ndeshje plot deri në javën e 36-të”, ka përfunduar timonieri i rrogozinasve.
