Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mungon prej javësh në stërvitje, Skënderbeu i vendos “ultimatum” Randy Dwumfour

Shkruar nga NEWSPORT
Mungon prej javësh në stërvitje, Skënderbeu i vendos
Randy Dwumfour

Randy Dwumfour prej javësh mungon në stërvitje me Skënderbeun. 23-vjeçari në këtë mënyrë është ktheyr në një “çështje” te korçarët. Ganezi është gjithashtu një nga lojtarët e shumëkërkuar në merkato.

Në këtë mënyrë lojtari nuk paraqitet në grumbullim, pasi pret një transferim jashtë Shqipërie. Aktualisht në Kazakistan ka interes, por momentalisht ekipi që kërkon shërbimet e 23-vjeçari nuk mund të paguajë për ta blerë kartonin e tij.

Nga ana tjetër drejtuesit korçarë nuk pranojë në asnjë mënyrë që të zgjidhet kontrata mes palëve dhe lojtari të dalë i lirë. Futbollisti ka kontratë ka edhe 6 muaj kontratë me korçarët dhe në këtë ënyrë drejtuesit duan të përfitojnë nga shitja e tij.

Drejtuesit e Skënderbeut i kanë lënë 3 mundësi zgjedhjeje futbollistit. Nëse lojtari dëshiron të largohet duhet të paguajnë për kartonin e tij aq sa kërkojnë korçarët ose nga ana tjetër të rikthehet në Korçë dhe të firmosë rinovimin e kontratës. Një tjetër alternativë është që lojtari të rikthehet në Korçë dhe të presë përfundimin e kontratës. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se çfarë do të ndodhë mes palëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga