Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

 Mungesat nuk i ndahen Ilir Dajës, por ka 2 rikthime me “peshë” për derbin me Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
 Mungesat nuk i ndahen Ilir Dajës, por ka 2 rikthime me
Dinamo

Dinamo po përgatitet intensivisht për duelin me Partizanin. Takim që do të luhet ditën e nesërme në “Elbasan Arena” në orën 19:30. Një përballje e cila është e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit dhe ekipet mes tyre do të bëjnë llogaritë e derbi të parë të këtij sezoni.

Për Ilir Dajën nuk do të jetë e lehtë, kjo pasi timonieri i “Bluve” do të ketë sërish mungesa. Naser Aliji nuk mund të kontribuojë ndaj “Demave”, pasi mbrojtësi është i dëmtuar dhe ende nuk është rikuperuar.

Ndërkohë nga ana tjetër 2 futbollistë të tjerë e “ngrohin” Dajën para derbit. Nga dëmtimi rikthehet Kamara, i cili siç duket është riaftësuar dhe do të jetë i gatshëm ndaj të kuqve. Një tjetër rikthim është ai i Lorran. Ky i fundit ka shlyer pezullimin e kartonit të kuq dhe tashmë do të marë vendin e tij në formacionin e dinamovitëve.

Poll

Lexo gjithashtu