Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Mungesa e përqendrimit na ndëshkoi”, Arjan Bellai kritikon të tijtë: Elbasani e shënoi golin nga Zoti

Shkruar nga NEWSPORT
“Mungesa e përqendrimit na ndëshkoi”, Arjan Bellai
Arjan Bellai

Trajneri i Vorës Arjan Bellai foli pas humbjes në “in-extreme” ndaj Elbasanit me shifrat minimale. Në 5 ndeshjet e fundit të Superiores, Vora nuk e njeh fitoren, duke marrë “korniznë” e krizës:

“Kishim ndryshuar edhe taktikën. Dua të përgëzojë ekipin për atë që dhanë në fushë. Kishim dy pyka lart për të mbajtur lart Elbasanin. Funksionojë në pjesë e parë, por jo në fraksionin e dytë. Nëse nuk kemi qetësi në pasimin e fundit, dënohesh.

Një moment humbëm përqendrimin dhe mo0rëm golin. Pjesë e parë i kishim dhënë detyrat Vrapit për të ruajtur Lulajn, por u ngatërrua me Kasallën. Nuk funksionojë siç duhet.

Cilësitë e qendrës së mesfushës ishin aty ku duhet. Ndërrimet duhet të japin më shumë shpirt në lojë. Nuk dhanë atë që prisnim.

Gabimet që bëmë në pasime, na ndëshkuan me golin në fund. Nuk shënuam në pjesë e parë dhe kjo për fajin tonë. Mungesa e finalizimit na ka ndikuar shumë këtë sezon, po ashtu edhe na rëndon në anën psikologjike. Mungesë përqendrimi në golin e pësuar. Elbasani shënoi gol nga Zoti. Më i rëndësishmë nga të gjithë janë rezulatet”.  

Poll

Lexo gjithashtu