Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mungesa dhe rikthime, Edlir Tetova kërkon “kokën” e Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa dhe rikthime, Edlir Tetova kërkon “kokën” e
Egnatia

Egnatia do të presë në shtëpi skuadrën e Teutës për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 9-të të Superiores. Sfidë kjo që do të startojë në orën 14:00 dhe që premton të jetë mjaft e luftuar.

Rrogozhinasit do të synojnë një tjetër fitore në shtëpinë e tyre, ku pas triumfit me Skënderbeun kërkojnë edhe “kokën” e durrsakëve. Edlir Tetova për këtë takim do të ketë mungesa dhe rikthime të rëndësishme.

All - Paragraf - 3

Kështu nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Renato Malota dhe Albano Aleksi. Të dy futbollistët do të mungojnë për shkak kartonësh dhe në këtë takim do të jenë të pezulluar. Ndërkohë rikthehen Xhemajli, Fangaj dhe Dylis.

Të 3 lojtarët kanë hedhur prapakrahëve dëmtimet dhe falë edhe pauzës së kampinëtit për shkak të sfidave të Kombëtares janë rikuperuar në kohë. Tetova tashmë ka 3 lojtarë më shumë për sfidat e ardhshme në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7