Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mposhtën Vllazninë, por fitorja i “kushton” shumë Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Mposhtën Vllazninë, por fitorja i “kushton” shumë
Partizani

Partizani ia doli më së miri të kryejë detyrat e shtëpisë, teksa mbrëmjen e djeshme ia doli të mposhte Vllazninë në “Arenën e Demave”. Një fitore e rëndësishme për kryeqytetasit që e mbyllin vitin me 3 pikë, ndërsa shpresojnë te hapi fals i Dinamos dhe Egnatias për të qenë ata kampionët e dimrit në Superiore.

Por pavarësisht se të kuqtë siguruan 3 pikët në këtë përballje, kjo fitore iu “kushton” shumë. Një nga titullarët e skuadrës u dëmtua dhe u detyrua të linte fushën e lojës.

Paulo Buxhelaj tashmë shqetëson stafin e kryeqytetasve dhe në ditët në vazhdim do të mësohet më shumë mbi dëmtimin e tij. Aleksandar Veselinovic shpreson që lojtari të mos ketë asgjë serioze dhe të rikthehet në stërvitje sa më shpejt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga