Elbasani ka fituar në transfertë përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 0-1. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", mbrojtësi i Elbasanit, Emiljano Musta.
“Çdo fëmijë që vjen në jetë është bekim, edhe jeta ime u bekua me një engjëll të vogël. Sezoni për mbrojtësit e Elbasanit? Është e vërtetë që ekipi po mbrohet mirë, jo vetëm unë dhe Lulaj, është filozofia e trajnerit. Unë dhe Lulaj jemi nga Elbasani, ose Kasa që e ndiejmë më shumë një ndeshje si kjo. Përpara ndeshjes po u thoja lojtarëve që në 2006, Elbasani është shpallur kampion në “Selman Stërmasi”, pse jo një pikënisje për t’u shpallur përsëri kampion.
Në pjesën e parë Tirana e ndërtoi lojën me 3 mbrapa, kishim më shumë liri për të organizuar lojën. Në pjesnë e dytë, Tirana ndryshoi vendosje, por kur fillonte build up nga poshtë me 4, duhet të kujdesesha për lojtarin e krahut, ndoshta ta bën edhe rezultati. U tërhoqëm pak herët, ndoshta bëmë gabim.
Sa iu ndihmon Lulaj në prezencën tuaj? Është e vërtetë, 1/3 e fushës ne hapemi me 3 mbrapa. Nga eksperienca që kemi, i japim pak më shumë përparësi Lajthisë dhe Lilës në krahun ofensiv. E ndieja që kisha hapësira në krahun e djathtë të Tiranës, thash të merrja inkursione përpara dhe falë Zotit doli me sukses duke dhuruar asist”, tha Musta.
