Skudra e Egntias tregoi edhe në javën e 17-të se do të jetë ekipi favoritë për të fituar sërish titullin në Superiore. Të besuarit e Edlir Tetovës triumfuan ndaj Partizanit në “Arena Egnatia”, duke marrë kreun përkohësisht me 34 pikë, 2 më shumë se Elbasani ndjekës. Pas ndeshjes, foli trajneri Tetova:
“E rëndësishme fitorja. Kishim në kontroll lojën, deri në momentin e kartonit të kuq, më pas kishte tension. Siç shkoi ndeshja, 3 pikët janë të rëndësishme. Partizani ishte ekipi më në formë, skuadra për t'u mposhtur.
Ata kishin momentin e tyre, por ne ishim më kërkues. Ne ishim me një manovër të re sot. 20-25 minutat e fraksionit të parë nuk e punuam siç duhet.
Duke dërguar Aleksin në krahun e djathtë dhe më pas ndodhi rrjedha që duhej. Ideja ishte që Fernando nuk ishte në drejtimin e duhur të lojës, merrte krahu i majtë shumë. Partizani ka regulluar shumë mirë markimin. Fernando e ka të vështirë të luaj si ‘10’. Më mirë është me Aleksin në këtë pozicion.
Partizani ishte shumë i ngjeshur sot, ndërsa Bakayoko luan në thellësi. Menduam për Buric në linja. Ai shërbeu mirë, përsa gjeti edhe golin. Dua t’i jap mundësi të gjithë lojtarëve.
Mesazhi për rivalët? Mendojë se kemi një konkludim të mirë të stërvitjes me ndeshjen. Kjo është gjeja që kërkoj dhe më pas do shikojë vazhdimin”.
