Vlerësimi me çmimin “Trajneri i Muajt”, duket se nuk i solli fat trajnerit Ivan Gvozdenovic, teksa Elbasani i tij u mposht keq nga Dinamo në “Air Albania”, 1 – 4. “Timonieri” i verdhebluve dha versionin e tij që ndikuan në disfatë, ndërsa zbresin në vendin e 3-të të tabelës:
“Jam shuëm i mërzitur, moment i vështirë, por do kalojë. Të mendojmë për ndeshjen e radhës. Nëse i kemi të gjithë lojtarët gati, është plus, por në situatën aktuale jemi minus.
Gjithsesi, nuk dua alibi. Do provojmë, të bëjmë më të mirën. Kemi 5-6 mungesa të rëndësishme, kjo dihet. Do provojmë të japim gjithçka me ata lojtarë që ne kemi në dispozicion. Në pjesën e parë, mund ta kishim mbyllur 1 – 0. Penalltia e Dinamos ishte shumë e diskutueshme.
Mund ta kishim dërguar në këtë fraksion loje edhe 2 – 0. Ky është futbolli, episodik. Dinamo ka shumë cilësi, nuk është e lehtë kundër tyre. Mund të them se sot ishim disi me pak fat. Nuk mund të fitosh vetëm me presion ultra-ofensiv.
Fitohet edhe me bllok. Për penalltinë, mendoj se nuk ishte e tillë. Tranzicioni pozitiv ka dy element, para finalizimi i shpejtë ose ulja e shpejtësisë dhe saktësia në pasim.
Ishim shumë mirë në tranzicion përgjatë 20 minutave të para. Lajthia ishte shumë mirë në krahun e djathtë, marrë në konsideratë që kishte përballë Nezirin. Jam supersticioz, duhet ta kisha pranuar trofeun për ‘Trajneri e Muajt’ pas ndeshjes”.
