
Partizani përballet sot me Teutën në orën 20:00. Sfida merr jetë në stadiumin “Niko Dovana” dhe vlen për javën e tretë të Superiores.
Kjo është ndeshja debutuese për trajnerin e Partizanit, Aleksandar Veselinovic, që njeh titullin kampion si objektiv. Teuta mund të konsiderohet “viktima” e preferuar e Partizanit.
Kjo pasi në elitën e futbollit shqiptar, janë skuadra që kanë pësuar më shumë humbje prej Partizanit. Duke marrë kështu parasysh rezultatet që prej ringritjes në Superiore, sezoni 2013/14, janë luajtur 43 ndeshje.
Ndër to janë fituar 23, humbur 10 dhe barazuar po aq takime. Kështu Partizani luan me kokën lart në Durrës, teksa objektiv shihet vetëm fitorja.
Teuta dhe Partizani shkojnë në këtë sfidë me të njëjtën situatë. Pas 2 javëve të para, grumbullojnë nga 3 pikë.