Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Milinkovic “harron” humbjen e Partizanit, trajneri merret me yllin e Juventusit: Ekzekutim fantastik, jam shumë i lumtur për të

Shkruar nga NEWSPORT
Milinkovic “harron” humbjen e Partizanit, trajneri merret me yllin e
Mladen Milinkovic & Vasilije Adzic

Ditën e djeshme, Partizani u mposht në transfertë nga Vllaznia me rezultatin e thellë 4-1. Mladen Milinkovic doli në prononcim për mediat duke kërkuar falje për disfatën që “Demat e Kuq”.

Megjithatë, trajneri serb nuk ka harruar të përmendë golin e Vasilije Adzic me Juventusin përballë Interit. Në një intervistë për “TuttoJuve”, Milinkovic është i magjepsur pas lojtarit që trajnoi tek Buducnost Podgorica.

“Çfarë goli shënoi? Ekzekutim fantastik! E pashë ndeshjen dje dhe jam shumë i lumtur për të. Adzic e meriton, është një profesionist që punon gjithmonë shumë. Shpresoj që ky gol të jetë fillimi i një sezoni të shkëlqyer për të”, tha trajneri i Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu