Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mesfushori Qefalija zbulon “planin” se si mund të eliminojnë Jagiellonian: Do kërkojmë ta nisim ndeshjen me gol, asgjë e pamundur

Shkruar nga NEWSPORT
Mesfushori Qefalija zbulon “planin” se si mund të
Itodo Mandela, Baton Zabërgja dhe Klevi Qefalija

Humbja me shifrat e thella 0-3 në Poloni kundër Jagiellonia, ia bën misionin tej mase të vështirë Dinamos për të avancuar në fazën e grupeve të Conference League. Por mesfushori Klevi Qefalija ka besim se dinamovitët mund të bëjnë “mrekullinë”, madje zbulon edhe “planin”.

“Vij nga pushimi, por nëse do të më jepet mundësia që të futem në fushën e lojës, duhet të jem 100%. Është ndeshje që nuk mund të ruhesh, nuk mund të kursehesh për vetë rëndësinë e ndeshjes. Nëse kursehem, mund ta dëmtoj edhe më shumë veten. Sigurisht që do të jap 100%, nëse futem. Me Vllazninë do të mundohem të jem mirë dhe të kem mundësi të luaj sa më shumë. Jam duke bërë fizioterapi çdo ditë, me stafin dhe doktorët dhe shpresoj të jem gati.

Kundër Jagiellonias fillimisht do të tregohemi të kujdesshëm. Është e vështirë për të përmbysur rezultatin 3-0, por jo diçka e pamundur. Do të kërkojmë fillimisht të shënojmë golin e parë, gjithmonë duke qëndruar në balancë, pastaj duke parë dhe duke bërë gjatë lojës. Tifozët janë lojtari i 12-të për ne. Sa më shumë mbështetje, aq më mirë dhe aq më shumë motivohemi. Shpresojmë të jenë sa më të shumtë në stadium.

E ndjej veten shumë mirë. Kam luajtur si para mbrojtjes dhe mbrapa sulmit. Në çdo pozicion që trajneri më fut në fushën e lojës mundohem të jap më të mirën. Kam mësuar shumë prej tij dhe shpresoj t’ja shpërblej. Kjo ndeshje nuk ka nevojë për mesazh apo motivim, të gjithë janë të motivuar. Të gjithë do të japin maksimumin dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv”, u shpreh para mediave Qefalija.

Poll

Lexo gjithashtu