
Tirana
Tirana – Flamuartari është një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 3-të të kampionatit. Takim që është parashikuar të luhet ditën e shtunë në orën 16:00.
Tashmë ka marrë fund pritja e tifozëve për stadiumin. Është vendosur që kjo sfidë të luhet në kryeqytet, saktësisht në “Selman Stërmasi”.
Tiran rikthehet kështu pas disa muajsh të luajë ndeshjet si pritëse në “Selman Stërmasi”, teksa këtë herë do të presë vlonjatët për të bërë mes tyre llogaritë e fitores.
FSHF-ja i ka dhënë kështu “dritën jeshile” kryeqytetasve, teksa pritet vetëm zyrtarizimi për këtë takim.
Poll