
Baton Zabergja
Sulmuesi i Dinamos Baton Zabërgja po përshkruan “metrat” e fundit si lojtari i dinamovitëve. Thuhet se ai ka nënëshkruar kontratën e re me Metalist 1925, por kjo nuk është e gjitha.
“GazetaBlic.Sport”, bën të ditur edhe pagën që bomberi shqiptar do të përfitojë te ekipi ukrainas. Mësohet se Zabërgja do të fitojë plotë 1.4 milionë euro në një kontratë 4-vjeçare. E thënë ndryshe, 350 mijë euro në sezon, ose 30 mijë euro në muaj.
Ky mund të konsiderohet një rast suksesi nga kampionati shqiptar, që po prodhon të ardhura dhe talente. Zabërgja dhe Mandela janë dy futbollistët kryesorë të Dinamos, por laragimi i tyre do e dobësojë ndjeshëm grupin e Ilir Dajës në vigjilje të edicionit të ri.
Poll