Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Më lini ta fitoj titullin”, Tefik Osmani para finales: Jemi më të etur se Egnatia, ata e fituan vjet

Shkruar nga NEWSPORT
“Më lini ta fitoj titullin”, Tefik Osmani para finales: Jemi
Tefik Osmani

Vllaznia dhe Egnatia do të përballen sonte në fianlen e “Final 4”, për të kuptuar se kush do të fitojë Kategorinë Superiore. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, drejtori sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani ka folur për mediat.

“Është ndeshje e vështirë ku nuk dua t’i zhgënjej tifozët. Duhet të jemi sa më të qetë, kemi bërë ato që na takojnë ne si staf dhe si ekip. Në Shkodër ndihet kjo atmosfera e mos fitimit të titullit. Të them të drejtën, e mbani mend, jemi përballur me Egnatian dhe mund ta kalonim, por i tillë është sporti.

Këtë vit e kemi eksperiencën dhe lojtarët e dinë se çfarë do të thotë “Final 4”. Ndeshjet e para ke dhe barazimin, por vjet nuk e dinim se çfarë përfitimesh kishim. Unë mendoj që jemi më të etur për titullin kampion sa Egnatia, sepse ata e kanë fituar vjet. Nëse nuk do e kishin fituar vjet do e kishim më të vështirë sot.

Çfarë do të bëj nëse fitoj titullin? Më lini ta fitoj (qesh)”, shprehet Osmani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga