Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Më i miri ndaj Teutës, Klevis Kasa “harron” Gvozdenovic: Mbrojtës më bëri ish-trajneri

Shkruar nga NEWSPORT
Më i miri ndaj Teutës, Klevis Kasa “harron” Gvozdenovic:
Klevis Kasa

Mbrojtësi i majtë i Elbasanit Klevis Kasa u vlerësua “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën kundër Teutës, e fituar 2 – 1 nga verdheblutë. Pas përfundimit të ndeshjes, Kasa foli për mediat:

“E kisha pritur me thënë të drejtën, çunat kanë bërë mirë. Unë jam stërvitur për të ecur përpara. Më vjen mirë, Final Four. Besoj shumë te titulli kampion, jemi çuna që rrimë bashkë gjatë gjithë kohës.

Mundohemi që të fitojmë titullin por edhe Kupën. Këto janë objektivat tonë që të bëjmë një sezon të mirë. E ka në dorë trajneri, por unë ndihem mirë edhe si mbrojtës i majtë. Kam qenë uinger te moshat e U19, por me ardhjen e profesorit Nevil Dede u mësova si mbrojtës dhe të jap maksimumin aty".

Poll

Lexo gjithashtu