Skuadra e Tiranës po përjeton moment fantastik në këtë fund sezoni të Superiores. Bardheblutë kanë 3 fitore dhe 2 barazime në 5 ndeshjet e fundit, serinë më të mirë në kampionat së bashku me Vorën dhe Flamurtarin.
Ndeshja e radhës për ekipin e Tiranës është Klasikja e Shqipërisë ndaj Vllaznisë, e planifikuar më datën 6 maj, stadiumi “Selman Stërmasi”, ora 16:00. Tifo-grupi “TironaFanatics” në prag të kësaj përballje, ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, duke vën në pah edhe rivalitetin:
“Te mërkurën, ora 16:00 në Selman Stërmasi kundër Vllaznisë. Prezenca është detyrim në këto ndeshje të fundit te kampionatit ku fitorja është decizive e jetike. Shkojmë së bashku vetëm për emrin e madh të Tiranës e për asgjë tjetër… Mbyti malokët!”
View this post on Instagram
