Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mbyllja e tribunës, Alban Xhaferi u kthehet ultrasve të Vllaznisë: Çfarë prononcimi duhet nga klubi, kur vijnë 700 veta në stadium

Shkruar nga NEWSPORT
Mbyllja e tribunës, Alban Xhaferi u kthehet ultrasve të
Alban Xhaferi, Vllaznit Ultras

Te Vllaznia ‘vlon’ një çështje mes klubit dhe tifozave për mbylljen e sektorit ‘ultras’, C5 në stadiumin ‘Loro Boriçi’. Tifogrupi kuqeblu ka bërë disa reagime kundër drejtuesve, por deri tani ka patur një mungesë sqarimi nga ana e klubit për këtë vendim.

Presidenti Alban Xhaferi ka thyer heshtjen duke postuar një thënie ‘thumbuese’ në profilin e tij në Facebook. “Është shumë më fisnike t’i shmangeës situatat e pakëndshme përmes heshtjes, sesa t’i tejkalosh ato përmes grindjes”, shkruan Xhaferi.

All - Paragraf - 3

Një vërshim komentesh nga figura të ndryshme sportive, por edhe tifozë që nuk kanë mbetur pa marrë një përgjigje nga kreu u klubit. Xhaferi ka shkuar më tej duke sqaruar me detaje se pse klubi ka marrë këtë vendim për mbylljen e sektorit.

“Nuk e kuptoj se për çfarë duhet të pronocohet klubi, ku dje në ndeshje ka patur në total një numër prej 700 vetash dhe duke u referuar me numrin e ulët të biletave të shitura, për të qenë tifozëria më e bashkuar edhe nga ana vizuale si dhe për të optimizuar kostot kemi vendos si klub për të hapur tribunën ballore, A ,B dhe VIP-in.

Këtë ja kemi shpjeguar dhe shumë tifozave që na kanë kontaktuar. Siç e citova më lart, tifozëria është zemra e ekipit dhe kemi mbështet dhe do vazhdojmë të mbështesim çdo tifoz apo grup tifozash që janë në të mirë të ekipit”, sqaron Xhaferi në komente.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7