Superiorja do të luajë në fundjavë ndeshjet e javës së 24-të të saj. Ekipet kanë nisur të “blindojnë” pozicionet e tyre, ndërsa kë të tjera skuadra që luftojnë për t’i shpëtuar rënies në Kategorinë e Parë.
Çdo javë që kalon pikë kthehen në shumë “jetike” për skuadrat. Por nëse i hedhim një sy tabelës së klasifikimit do të vërejmë diferencat mes skuadrave. Vllaznia e cila kryeson edhe Superiores pas 23 javësh kampionat është skuadra që ka shënuar më shumë gola. Shkodranët kanë gjetur rrugën e rrjetës plot 30 herë.
Pas tyre Elbasani, Egnatia dhe Dinamo me nga 28 gola secila. Ndërkohë nga ana tjetër nëse shikojmë se kush ka pësuar më shumë gola deri më tani, sytë na shkojnë te Tirana.
Bardheblutë e kanë nxjerrë sferën nga rrjeta plot 34 herë, duke qenë mbrojtja më e keqe e kampionatit. Ndërkohë pas tyre vjen Flamurtari me 30 dhe Bylisi me 28.
