
Tirana do kërkoj ta nis me “këmbën e mbarë” sezonin 2025-2026 në Superiore, ku përballë kryeqytetasve do të jetë skuadra e Bylistit, e drejtuar nga Mirel Josa. Mbrojtësi 26-vjeçar Mahamadou Dembele në pozitën e kapitenit në grupin e Vangjel Miles ka folur me superlativa të larta para ballshiotëve, madje ku është trajtuar edhe çështja “titull”:
“Kjo është ndeshja e parë, jemi ekip i ri dhe shpresojmë që të fitojmë këtë ndeshje, për një start të mirë pasi në vitin e kaluar e nisëm me barazim dhe tani shpresojmë të fitojmë këtë ndeshje. Luajmë për titullin? Jemi skuadër me histori të madhe dhe shpresojmë që këtë vit të luajmë për të fituar këtë titull.
Roli si kapiten? Jam shumë i lumtur, është nder për mua që të jem kapiten për këtë klub në këtë skuadër. Shpresoj që të kemi gjëra të mira këtë vit. Trajneri i ri? Ai është i ri, është afër lojtarëve, është mentalitet i ri se futbolli ndryshon. Ai na shtyn në stërvitje që të japim 100% sepse nëse nuk e japim këtu, nuk e japim as në ndeshje. Ndaj ai na shtyn që të bëjmë të njëjtën gjë nga e hëna në të premte”.