Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Masat për derbin Tirana - Partizani, policia njofton BLLOKIMIN e rrugëve (DETAJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Masat për derbin Tirana - Partizani, policia njofton BLLOKIMIN e
Air Albania- Policia e shtetit/ Fotomontazh

Stadiumi i kryeqytetit, “Air Albania” mirëpret sot në fushë në orën 18:00, derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Ndeshje kjo e cila pritet të sjellë dinamikë, emocion dhe lojë “agresive”. Përballja ka një synim të njejtë secilaprej skuadrave kërkon pikët, Tirana që të shpëtojë veten nga fundi në të cilën ndodhet, ndërsa të “Kuqtë” duan të ngjiten në renditje.

Duke marrë parasysh dhe entuziazmin nga tifozët për duelin e shumë pritur, policia është kujdesur që të ketë një planë të rreptë masash.

E gjitha kjo në kuadër të garantimit të garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes. Në plan përfshihen seggmentet e rrugëve të bllokuara, kontrollet për mjetet piroteknike dhe orioetimi i tifozëve.

Njoftimi i policisë:

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kthim tek ETC-ja, më pas drejt rrugës “Papa Gjon Pali 2” dhe t’i drejtohen stadiumit;

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”, rruga “Sulejman Delvina”, Libri Univeristar, Presidenca dhe më pas t’u drejtohen hyrjeve të stadiumit.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.

Poll

Lexo gjithashtu