Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Marr përgjegjësitë për humbjen në Ballsh”, Veselinovic pas barazimit me Elbasanin: Sot bëmë ndeshjen më të mirë të sezonit. Rrapaj? Pyetje për dikë tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
“Marr përgjegjësitë për humbjen në Ballsh”,
Aleksandar Veselinovic

Partizani dhe Elbasani nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në “Arenën e Demave”. Një sfidë mjaft e luftuar, por në fund ekipet ndajnë mes tyre pikët.

Pas këtij barazimi ka folur Aleksandar Veselinovic. Timonieri i të kuqve ka theksuar se:

“Pse skuadra ka luhatje? Dua të them se pas ndeshjes me Bylisin nuk ishim siç duhet të jetë Partizani. I merituam të gjitha kritikat dhe marr përgjegjësinë, ndërsa për sot bëmë një ndër ndeshjet më të mira të kampionatit. Respekt edhe për Elbasanin. Sa i përket ritmit dhe shanseve, futbolli ishte i padrejtë sot. Ky është futbolli dhe besoj se të gjithë kanë përshtypje pozitive nga kjo sfidë. I përgëzoj për lojën si dhe falenderoj tifozët për përkrahjen.

Në 2 sfidat e fundit ka marrë 4 gola. Ka krizë në mbrojtje? Gjithmonë dubet të shikojmë veten tonë. Ne mundohemi të rregullojmë problematikat dhe marrim përgjegjësi për golat e pësuar. Jemi ca zogj të vegjël që po rritemi. Nëse flasim për golat e pësuar, kemi gabime në vendosje dhe që na kushtuan shumë.

Si do e zëvendësoni Rrapajn, pasi mungesa e tij ndjehet? Se si do ta zëvendësojmë është pyetje për dikë tjetër. Unë tregoj vlerësim maksimal për lojtarët e ndeshjes së sotme. Luajtëm pa 4 futbollist, Rrapajn, Prekan, Koten dhe Hadrojnë. Ato që luajtën sot treguan kualitet dhe cilësi në interpretimin e ndeshjes.  Duhet të jemi mosdest dhe të përmirësohemi sa më shumë”, ka përfunduar trajneri i Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga