Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luhet “all-in” në Elbasani – Vllaznia, skuadrat e kreut në gjendje “SHOKU” para “finales”

Shkruar nga NEWSPORT
Luhet “all-in” në Elbasani – Vllaznia, skuadrat e kreut
Elbasani - Vllaznia

Pas 14 javësh në Superiore, skuadra e Elbasanit dhe Vllaznisë janë kuotuar si favorite për titullin. Ekipi i Ivan Gvozdenovic dhe i Edi Martinit ndajnë dy vendet e para me 1 pikë diferencë.

Ndeshja e javës së 15-të përkon me duelin me tyre, i cili do të mbahet në “Elbasan Arena”. Interesante është se Elbasani dhe Vllaznia nuk e njohin fitoren në 3 javët e fundit të Superiore.

Verdheblutë kanë 3 barazime radhazi, konkretisht kundër Dinamos, Partizanit dhe Teutës. Nga krahu tjetër, shkodranët janë ndarë në barazim me Partiznain, disfata ndaj Teutës dhe “X” karshi Vorës. Nga forma e dobët në këto javë, kanë përfituar Egnatia dhe Dinamo, teksa janë afruar me vendet e para.         

Poll

Lexo gjithashtu