"Abissnet Superiore"
Java e 33-të në Abissnet Superiore do të çelë siparin mbrëmjen e sotme me derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Të dyja skuadrat do të masin forcat përballë njëra-tjetrës në stadiumin “Air Albania”, me sfidën që pritet të nisë në orën 19:00.
Kjo sfidë do të pasohet nga dy duele të tjera që do të luhen të dielën, ku fillimisht në orën 16:00 Bylisi do të presë në Ballsh Teutën, ndërsa tre orë më vonë në Rrogozhinë Egnatia mat forcat me Vorën.
E hëna mbyll dhe llogaritë e kësaj jave, ku do të spikasë përplasja e fortë për kreun në stadiumin “Elbasan Arena” mes Elbasanit dhe Vllaznisë, duel që do të nisë në të njëjtën fashë orare, paralelisht me duelin mes Flamurtarit dhe Dinamos në Vlorë.
Poll
