
Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi ka konfirmuar me trishtim se klubi shkodranë nuk do të ketë mundësi të luajnë në fushën e tyre ndeshjet e Kupave të Evropës.
Ai ndër të tjera ka shprehur se në historinë 106-vjeçare të Vllaznisë, ata nuk do jenë në gjendje të aktivizohen në Shkodër rreth kompeticioneve evropiane.
Më tej Xhaferi cek se kjo është një palgë për qytetin dhe njofton se takimet e klubit të drejtuar nga Edi Martini do të mbahen në “Elbasan Arena”. Kjo sipasojë e një vendimi të njëanshëm dhe të pashjegueshëm të bashkisë, sipas Alban Xhaferit:
“Të dashur tifozë të Vllaznisë dhe qytetarë të Shkodrës. Sot jemi përballë një realitet të dhimbshëm: KF Vllaznia, për herë të parë në historinë e saj 106-vjeçare, nuk do ta zhvillojë në Shkodër ndeshjen ndërkombëtare për Kupat e Europës.
Kjo është një plagë për sportin, për qytetin dhe për të gjithë ata që ndihen pjesë e kësaj historie. Mbas komunikimeve të pandërprera me FSHF dhe UEFA kanë sugjeruar që në këtë situatë nuk kemi zgjidhje tjetër vetëm se të luajme në një stadium tjetër të liçensuar .
Jemi detyruar ta zhvendosim ndeshjen në Elbasan Arena, për shkak të një vendimi të njëanshëm dhe të pashpjegueshëm të Bashkisë Shkodër, e cila ka vendosur që të zhvillojë koncert në stadiumin "Loro Boriçi", duke shpërfillur çdo marrëveshje zyrtare , duke injoruar plotësisht klubin, insitucionet zyrtare te futbollit Shqiptar, çdo paralajmërim dhe mbi të gjitha, duke injoruar interesin e qytetit.
KF Vllaznia është udhëhequr në këtë situatë nga një parim i vetëm: të mbrojë dinjitetin e klubit dhe të mos lejojë që për hir të eventeve të përkohshme të cenohet emri dhe serioziteti i tij në arenën ndërkombëtare. E them me bindje: ky nuk është vendim përçarës, por vendim i pjekur, i matur dhe i drejtë. Jam i bindur që çdo autoritet që ndjek me kujdes zhvillimet në vend, do ta kuptojë qartë ku qëndron përgjegjësia.
---
TIFOZË TË VLLAZNISË – KOHA PËR T’U BËRË NJË!
Ne do të luajmë në Elbasan, por me zemrën në Shkodër. Ejani të gjithë bashkë, me zërin dhe ngjyrat kuqeblu, që të tregojmë qytetari dhe ta mbështesim djemtë tone si asnjeherë tjetër në rrugetimin tonë Europian. Vllaznia është krenaria jonë dhe nuk përkulet para askujt!”.