Tirana është mposhtur 0-2 nga Bylis në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 0-2 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", kamerunasi i Bylisit, Kodji Mouctar.
“Jam shumë i lumtur që kemi fituar ndeshjen. Kemi respektuar çdo gjë që na ka thënë trajneri. Nuk e kam merituar vetëm këtë herë këtë trofe, por edhe ndeshjet e tjera kur kam bërë gol. Shpresoj që edhe ndeshjen tjetër ta fitoj këtë trofe dhe të ndihmoj ekipin të shkojë më lart.
E kam ndihmuar ekipin në fazën difensive, sepse ma kërkoi trajneri. Edhe në fazën ofensive, pasi detyrat tona ishin të sulmonim në kundërsulm. Kjo ishte ndeshje e rëndësishme për ne, për t’u ngjitur në tabelë, këto 3 pikë janë të rëndësishme”, tha Kodji.
