
Partizani është mposhtur në shtëpi nga Elbasani, në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 0-1 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Fatjon Bunjaku i cili shënoi golin.
“Normale që klubi më ka ndihmuar shumë që të përshtatem, përkrahja ka qenë e mirë. Unë edhe vetë kam punuar shumë, i jam bindur trajnerit. Përdërisa golat e mi vendosin, jam shumë i lumtur. Pritshmëritë kanë qenë lart që nga fillimi. Kanë qenë sfida të forta në fillim, por tani po flet puna.
Objektivi im personal është që të ndihmoj ekipin me gola, me këto jam i kënaqur. T’i shënoj Tiranës? Mundohem që t’i ndihmoj ekipit. Unë jam sulmues, nëse nuk shënoj, nuk e ndihmoj”, u shpreh Fatjon Bunjaku.