
Teuta këtë sezon ka bërë ndryshime rrënjësore, duke nisur që nga presidenti i ri, logoja e deri te fubollistët. Ndryshime këto që kanë sjellë një frymë të re dhe paraqitjet e ekipit në fushën e lojës kanë “zgjuar” dëshirën e tifozëve për të mbushur shkallët e stadiumit.
Në 4 javët e para të kampionatit, durrsakët kanë arritur të marrin 6 pikë, ndërsa nuk e njohin ende humbjen. Tifozët për ekipin e Enkeleid Dobit kanë qenë lojtari i 12-të dhe mbështetja e tyre ka motivuar akomë më shumë futbollitët.
Për këtë klubi ka menduar t’i falenderojë publikisht, duke emocionuar me mesazhin drejtuar tifozëve.
“Ata nuk janë thjesht tifozë. Janë fryma e ekipit”, shkruhet në postim, ku klubi ka shpërndarë edhe disa foto të tifozëve që duhen duke festuar.
View this post on Instagram