
Lojtarët e Tiranës
Tirana ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, nën drejtimin e trajnerit Vangjel Mile. Ndërkohë që testi i parë miqësor për bardheblutë u humb me shifrat 2-3 përballë Lirisë së Prizrenit.
Ndërkohë që së fundmi, duket se lojtarët e Tiranës kanë “harruar” disi futbollin dhe i janë “bashkuar” ushtrisë. Disa prej lojtarëve dhe përgatitësi atletik, Xhulio Reçi shfaqen krah njëri-tjetrin me rroba ushtarake.
Ata kanë zhvilluar një lojë “PaintBall”, duke kaluar kështu këto ditë të nxehta korriku. Në foton e shpëndarë nga mesfushori Kleandro Lleshi, shihen lojtarët me flamurin e Tiranës.

Postimi i Kleandro Lleshit
Poll