Flamurtari ka fituar përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Vlonjatët ishin si “miq” në stadiumin e tyre, teksa sfida përfundoi me shifrat 0-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Francesco Moriero.
“Është një fitore e rëndësishme për moralin e ekipit. Nuk ishte e lehtë ta rifillonim pas një humbje. Çunat e merituan fitoren sepse bënë një ndeshje të mirë, por edhe Bylis luajti mirë. Bëmë diçka më shumë, diferencat na dhanë fitoren.
Zëvendësimi i Ramirez me Diavara? Ata kishin një mesfushor qendre që ulej. Ramirez bëri një ndeshje të mirë. Duhet të shikoj këto çuna, se para 2 ditësh luajtën dhe duhet freskia. Duhej të fusja Diavara sepse ishte më agresiv dhe i freskët. Kërkuam që të shtynim nga krahët.
Unë tani lojtarët nuk i ndërroj me asnjë. Në këtë moment për mua janë të gjithë të rëndësishëm. Flamurtari është një ekip që po rritet me profilin e karakterit. Duhet të përmirësojmë në aspektin fizik. Çfarë do të ndodhë në janar, nuk e di.
Ish-i i Real Madrid, Rodriguez pse jashtë ekipit? Unë bëj zgjedhjet e mia. Nuk kam asgjë me asnjë lojtar. Në këto moment ai nuk ka karakteristikat që më duhen, preferoj lojtarë të tjerë. Ai është pjesë e Flamurtarit dhe do të stërvitet me ne. Dua të them që jam i gëzuar për çunat e mi dhe publikun spektakolar. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Këto dy javë të punojmë shumë.
Sigurisht që kemi edhe plan B. Diskutimi është që s’kemi bërë ende një javë të tërë për të bërë mirë. Ekipin ta nisim ngadalë me koncepte të drejta. Sot çunat treguan që kanë dëshirë dhe më ndjekin. I bëjmë komplimenta ekipit kundërshtar sepse s’na la hapësira”, tha Moriero.
