Dinamo ka rënë në një “gjumë letargjik” të pashpjegueshëm në vitin 2026-të, përsa i takon Superiores. Në 7 ndeshje të zhvilluara në këtë vit të ri kalendarik, “blutë” e kryeqytetit kanë 4 barazime dhe 3 humbje në kampionat, seri.
Disfata e fundit me Egnatian e shton krizën, aty ku përgjegjësi nuk bie vetëm mbi lojtarët, por edhe te trajneri Ilir Daja. Në faqen zyrtare të klubit dinamovit, komentet e tifozëve nuk kanë munguar, ndërsa frazat me të shpeshta përkuan “lojtar dhe trajner pa gjak” apo “turp”.
Edhe pse në fillim të sezonin ishte gati e vështirë të mendohej se Dinamo e Ilir Dajës rrezikonte të mbetej jashtë “Final 4”, tashmë presioni ka filluar të ndihet me “doza” të larta.
Nëse Partizani fiton të dielën kundër Flamurtarit, “Demat e Kuq” do të barazohen me Dinamon, kuotë të njëjtë pikësh, 36.
