Mesfushori brazilian Andrey Yago po rezulton lojtar i pazëvendësueshëm për trajnerin Edi Martini te Vllaznia, 28 prezenca nga 29 të mundshme në Superiore.
Përveç profilit natyral si mesfushori i majtë, 28-vjeçari mbulon pa problem detyrën e mbrojtësit të krahut. Në vigjilje të duelit Partizani – Vllaznia, e vlefshme për javën e 29-të në elitën e futbollit shqipatr, Yago ka folur shkurtimisht për mediat, madje me ide të qarta për transfertën në “Arenën e Demave”:
“E dimë se kjo ndeshja ka mjaft rëndësi për vazhdimësinë e rrugës tonë. Partizani është një ekip që ka patur rritje këto kohët e fundit, ka lojtarë dhe atmosferë të mirë, por ne kemi planin tonë për këtë ndeshje dhe do ta ndjekim atë, me synimin për të arritur tek fitorja”.
