Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Mes tensioneve dhe polemikave, Teuta zbret me “këmbë në tokë” Vllazninë në “Loro Boriçi”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mes tensioneve dhe polemikave, Teuta zbret me “këmbë
Vllaznia - Teuta

Skuadra e Teutës befasoi Vllazninë në “Loro Boriçi”, duke fituar me golin e sulmuesit Mario Beshiraj në minutën e 85 (0 – 1). Dominimi i ekipit durrsakë u pa që në minutat e para, por që nuk prodhoi gol.

Arbitri Daniel Vrapi i mohoi një gol të rregullt Teutës, por ai vendosi për faull në sulm, ndonëse nuk pati kontakt për diçka të tillë. Pjesa e dytë nisi më “këmbën e gabuar” nga shkodranët, dëmtimi i sulmuesit Bismark.

Ekipi i Enkeleid Dobi vazhdojë manovrat ofensive dhe u shpërbyle vetëm në minutën e 85 me Beshiraj, gol vendimtar për marrjen e 3 pikëve. Kjo disfatë është e para për Vllazninë në “Loro Boriçi” gjatë këtij sezoni, çka ka shkaktuar humbjen e kreun.     

VLLAZNIA – TEUTA 0 - 1 (Beshiraj 85')

90' - Sulmuesi Fadairo lë me 10 lojtarë Teutën, merr karton të kuq.

85' - Mario Beshiraj zbllokon shifrat dhe "trondit" Vllazninë

   

62' - Murataj tenton nga distanca, pa probleme për portierin e Teutës Selmani.

49' - "Tronditet" Vllaznia, sulmuesi Vismarku largohet nga fusha i dëmtuar.

46' - Nis fraksioni i dytë.

45+3' - Mbyllet pjesa e parë 2 goditje në kuadrat dhe i përkasin Teutës.

45+3' - Ekipi shkodranë shpëton mrekullisht, portieri Pohls në versionin "Neuer".

35' - Anësori Emiljano Vila nuk përmbahet karshi arbitrit Vrapi, ky i fundit i tregon të verdhën. 

22' - Fadairo e "tepron" me "sparkatën" ndaj mbrojtjes në zonën e Vllaznisë, ndëshkohet me karton të verdhë.  

7' - Teuta gjen golin, por ndërhyrja e Arifit ndaj portierit Pohls vlerësohet e gabuar nga arbitri Daniel Vrapi.

1’ – Ka startuar ndeshja Vllaznia – Teuta në “Loro Boriçi”

FORMACIONET 

VLLAZNIA: Pohls, Gjini, Gurishta, Bajrami, Bismark, Mala, Qato, Yago, Kastrati, Balaj, Kallaku

Trajner: Edi Martini.

 

TEUTA: Selmani, Zhongo, Maçolli, Boçi, Kotobelli, Përgjoni, Fadairo, Arifi, Toli, Vila, Wotlai

Trajner: Enkeleid Dobi.

 

SUPERIORE: Java e 13-të

Stadiumi: “Loro Boriçi”

Arbitër: Daniel Vrapi

Poll

Lexo gjithashtu