Vllaznia ka fituar me përmbysje në shtëpi përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Klasikja e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 3-1.
Sfida nisi më mirë me bardheblutë, të cilët shënuan me Redon Xhixhën në minutën e 25-të. Megjithatë, Vllaznia gjeti barazimin 6 minuta më vonë, pasi Bismark tundi rrjetën e Visar Bekajt.
Për përmbysjen, shkodranët menduan në pjesën e dytë, falë një autogoli të Cortes dhe golit me penallti të shënuar nga kapiteni Bekim Balaj.
Kështu, “kuqeblutë” vazhdojnë kryesimin, duke shkuar në kuotën e 51 pikëve. Në krahun tjetër me vetëm 21 pikë pas 26 ndeshjesh, Tirana mbetet në vendin e 9-të, pra të parafundit.
Vllaznia 3 – 1 Tirana (Bismark 31', Cortes *ag* 49', Balaj 71' / Xhixha 25')
“Abissnet Superiore”: Java 26
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Florjan Lata
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Pohls, Gjini, Pusi, Bajrami, Yago, Qato, Krymi, Kallaku, Mala, Bismark, Balaj. Trajner: Edi Martini.
TIRANA: Bekaj, Vera, Cortes, Kresic, Lleshi, Haxhiu, Kobiljar, Myslovic, Rafael, Tabekou, Xhixha. Trajner: Orges Shehi.
NDESHJA:
90+4' Mbyllet 3-1 ndeshja.
71' GOL VLLAZNIA! Shënon Balaj.
49' GOL VLLAZNIA! Cortes shënon autogol.
45+3’ Mbyllet 1-1 pjesa e parë.
31' GOL VLLAZNIA! Shënon Bismark.
25' GOL TIRANA! Shënon Xhixha.
5' Vllaznia "flirton" me golin, goditaj e Yago pritet nga Bekaj.
1’ Shkelmohet topi i parë në Shkodër, nis Klasikja mes Vllaznisë dhe Tiranës.
