
Është mbyllur java e 3-të e Superiores në futbollin shqiptar. Dy ndeshjet e fundIt për këtë raund përkuan me Elbasani – Dinamo dhe Teuta – Vora.
Në “Elbasan Arena” u parashikuA një duel i “zjarrtë” dhe kështu ndodhi. Kartoni i kuq nga Aliji te dinamovitët pas 31 minutash lojë prishi ekuilibrat. Gjithesesi, pjesa e parë u mbyll pa gola. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Bunjaku (51’) “ndëshkoi” kryeqytetasit dhe vulosi 3 piukët për elbasanit.
Një fitore shumë e rëndësishme, aq me tepër karshi një rivali të drejtpërdrejtë. Në takimin tjetër mes Teutës dhe Vorës nuk pati fitues. Përveç kartonave të verdhë në masë, pati edhe një të kuq (Vrapi 79’), në “dëm” të Vorës.
Autogoli i Shehi hodhi idenë se durrsakët ishin në rrugën e mbarë për të siguruar fitoren e parë në këtë sezon të ri, por Tabaku nuk mendoi kështu, duke barazuar shifrat.
SUPERIORE: Java e 3
ELBASANI – DINAMO 1 – 0 (Bunjaku 52')
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër:
FORMACIONET ZYRTARE:
Elbasani: Janacek, A. Kasa, Azemovic, Lila, Musta, Abas, Qose, Loukili, Bunjaku, Diallo, Tsague. Trajner: Ivan Gvozdenovic
Dinamo: Teqja, Lorran, Aliji, Dita, Meksi, Gassama, Goudiaby, Vila, Bregu, B.Berisha, Qardaku. Trajner: Ilir Daja
LIVE minutë pas minute:
90' - Përfundon takimi në "Elbasan Arena".
52' - Bunjaku shfrytëzon "përgjumbjen" e Dinamos dhe shënon golin e avantazhit
46' - Nis pjesa e dytë
45+5 '- Mbyllet pjesa e parë në Elbasan, Elbasani dhe Dinamo nuk arrijnë te shënojnë gola në 45 minutat e para.
45'- 5 minuta shtesë ne "Elbasan Arena".
30' Anullohet penalltia, pasi gjyqtari rishikon rastin ne VAR. Karton i kuq per Alijin dhe Dinamo mbetet me 10 futbolliste.
52' - Bunjaku
25’- Diallo niset në kundërsulm 52' - Bunjaku , nddalet nga Aliji. Penallti për Elbasanin.
12’- Lila tenton të ulë topin për portierin, Qardaku devijon por pa arritur të krijojë rrezik në portën e vendasve.
1’- Shkelmohet topi i parë në Elbasan, ekipet në kërkim të fitores.
TEUTA – VORA 1 – 1 (Shehu autogol 32', Tabaku 77')
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Daniel Vrapi
FORMACIONET ZYRTARE:
Teuta: Selmani, Doka, Zogos, Kotobelli, Pwrgjoni, Toli, Maccolli, Bocci, Fadairo, Vidal, Gonzales Zela. Trajner: Enkeleid Dobi
Vora: Ruci, Zuna, Shehi, Repaj, Vrapi, Dalipi, Fazlagic, Kasalla, Karrica, Bardhi, Luis Felipe. Trajner: Arian Bellai
LIVE minutë pas minute:
90' - Mbyllet sfida në "Niko Dovana"
79 - Vrapi, kartoni i kuq për Vorën
77 - Tabaku barazon rezultatin pas devijimit të saktë me kokë
57 - Ende asnjë rast konkret në pjesën e dytë
46' - Nis fraksioni i dytë i lojës
45+3'- Mbyllet pjesa e parë ne Durres, Teuta kryeson 1-0 ndaj Vores.
45'- 3 minuta shtese ne "Niko Dovana".
32'- Goditje denimi per Teutën. Zogos kroson drejt zones dhe gjen Dajan Shehun. Ky i fundit ne tentative per ta larguar e con drejt portes se tij.
77' - Tabaku
18' Fadairo ka një mundësi fantastike para portës, por nuk ja del të mposhtë Ruçin.
16′ Aksion i bukur nga Përgjoni, i cili pason për Fadairo por ky i fundit nuk arrin të gjejë portën.
1’- Starton sfida, Teuta – Vora premton spektakël në “Niko Dovana”.