Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Partizani zbret në zonën e ftohtë, Bylisi merr 3 pikët përballë “Demave të Kuq”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Partizani zbret në zonën e ftohtë, Bylisi merr 3
Bylis - Partizani

Bylis 3 – 1 Partizani (Malomo 42', 54', Mouctar 72' / Isgandarli 17')

Partizani ka pësuar një humbje të “hidhur” ndaj Bylisit ditën e sotme. Ekipi mallakastriot ka mposhtur skuadrën kryeqytetase me rezultatin 3-1 me përmbysje në ndeshjen e mbajtur në “Adush Mucca”.

“Demat e Kuq” e nisën mirë duke shënuar të parët me Isgandarli. Më pas Bylisi përmbysi rezultatin me anë të dy golave të Malomos dhe Mouctar në fund. Partizani ka zbritur aktualisht ndërsa Bylisi në vendin e 6-të.

Kategoria Superiore: Java e 5-të
Stadiumi: "Adush Muça"
Arbitër: Indrit Myrtja

FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Vashu; Përndreca, Abazaj, Marku, Adeduro, Ualison, Muktar, Ofori, Kamara, Malomo, Mustafa. Trajner: Mirel Josa.
PARTIZANI: Hoxha, Janjeva, Mehmeti, Ismaili, Isgandarli, Humen, Preka, Bintsuka, Buxhelaj, Marku, Garsia. Trajner: Mladen Milinkoviç.

LIVE:

72’ GOL BYLISI! Një gabim fatal i Prekës në përpjekje të largojë topin, por Mouctar e rrëmben dhe arrin të ndëshkojë “Demat e Kuq”

60’ Da Silva në fushën e lojës, largohet Isgandarli

54’ GOL BYLISI! Vendasit përmbysin shifrat ndaj Partizanit sërish me një gol të Malomos.

46’ Starton pjesa e dytë në “Adush Muça”, ekipet do të kërkojnë golin e avantazhit

45+4' Mbyllet pjesa e parë, Bylis 1-1. Partizani.
42' GOL BYLIS! Shënon Malomo.

17' GOL PARTIZANI! Shënon Isgandarli.


1' Shkelmohet topi i parë në Ballsh, nis dueli mes Bylisit dhe Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu