Tirana ka fituar në shtëpi përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 3-1.
Golat për bardheblutë u shënuan nga Tabekou, Xhixha dhe Halili. Ndërkohë që Redon Xhixha ishte ai që asistoi në golin e parë. Në krahun tjetër, golin e vetëm për rrogozhinasit e shënoi kroati Buric.
Kështu, “djemtë” e Orges Shehit ngjiten në vendin e 8-të me 31 pikë. Në krahun tjetër me 54 pikë të grumbulluara, Egnatia mbetet në vendin e dytë, duke e rrezikuar edhe atë pozitë.
Tirana 3 – 1 Egnatia (Tabekou 12', Xhixha 63', Halili 68' / Buric 58')
“Abissnet Superiore”: Java 31
Stadiumi: “Selman Stërmasi”
Arbitër: Albert Doda
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj, Vera, Halili, Kresic, Ndong, Rafa, Kobiljar, Alvarez, Myslovic, Xhixha, Tabekou. Trajner: Orges Shehi.
EGNATIA: Dajsinani, Aliyev, Xhemajli, Sota, Jaime, Kryeziu, Aleksi, Fernando, Albanese, Selmani, Buric. Trajner: Julian Brahja.
LIVE:
90+6' Mbyllet 3-1 ndeshja.
68' GOL TIRANA! Shënon Halili.
63' GOL TIRANA! Shënon Xhixha.
58' GOL EGNATIA! Shënon Buric.
46' Nis pjesa e dytë.
45+3' Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
20' Rast i artë për Buric, super pritje nga Bekaj.
12’ GOL TIRANA! Shënon Tabekou falë asistit nga Xhixha.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Selman Stërmasi”, nis sfida mes Tiranës dhe Egnatias.
