Pas 22 javësh Superiore, skuadra e Vllaznisë ka marrë e vetme kreun në Superiore me 42 pikë. Në 5 ndeshjet e fundit, shkodranët numërojnë 5 fitore, të pandalshëm.
“Viktima” e radhës për kuqeblutë ishte Teuta, aty ku vendosi goli i Esat Malës, 1 – 0 për kuqeblutë. Finalizimi erdhi që në minutën e 10-të.
Në pjesën e mbetur të ndeshjes, të besuarit e Edi Martinit tentuan të thellonin avantazhin, por nuk ndodhi, ndërsa “kërcënimet” e Teutës nuk u konkretizuan. Në 5 sfidat e fundit, Teuta e drejtuar nga Enkeleid Dobi është ekipi i vetëm në Superiore që nuk kanë asnjë fitore.
Teuta – Vllaznia 0 – 1 (Mala 10')
90+8' - Përfundon ndeshja Teuta - Vllaznia, vendos goli i Esat Malës.
90+7' - Celikovic merr karton të kuq, lë Vllazninë me 10 lojtar.
60' - Arifi "kërcënon" Vllazninë, por tentativa përfundon jashtë.
46' - Nis pjesa e dytë.
45+7' - Mbyllet pjesa e parë.
22' - Kevin Dodja merr goditje të fortë nga kundërshtari.
10' - Vllaznia gjen golin në Durrës, shënon Esat Mala.
1’ – Shkelmohet topi i parë në “Niko Dovana”.
FORMACIONET ZYRTARE
TEUTA: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Jurgens, Boçi, Kotobelli, Përgjoni, Arifi, Toli, Vila.
Trajner: Enkeleid Dobi.
VLLAZNIA: Pohls; Gurishta, Celikovic, Krymi, Kastrati, Balaj, Kallaku, Bajrami, Mala, Qato, Yago.
Trajner: Edi Martini.
Superiore: Java e 22-të
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Olsion Yzeiraj
