Teuta dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Sfida që u zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 0-0.
Edhe pse raste kishte nga të dyja krahet, asnjëri s’e gjeti dot rrugën e rrjetës. Kështu, në stadiumin e Durrësit “djemtë” e Dobit dhe ato të Ilir Dajës u ndanë në paqe.
Dinamo shkon në kuotën e 33 pikëve dhe ngjitet në vendin e 3-të. Në krahun tjetër me 26 pikë të grumbulluara, Teuta mbetet e 5-ta në renditje.
Teuta 0 – 0 Dinamo
Abissnet Superiore: Java 19
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Juxhin Xhaja
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Selmani, Përgjoni, Jazxhi, Kotobelli, Maçolli, Wotlai, Toli, Boçi, Jurgens, Fadairo, Arifi. Trajner: Enkeleid Dobi.
DINAMO: Teqja, Teixeira, Dita, Qefalija, Qardaku, Neziri, Vila, Bregu, B.Berisha, Guindo, Nani. Trajner: Ilir Daja.
LIVE:
90+4' Arbitri Juxhin Xhaja ndëshkon me karton të kuq Kotobellin.
90+4' Mbyllet 0-0 ndeshja.
64' Jurgens i Teutës shfaqet përsëri rrezikshëm.
61' Rast i mirë për Maçollin, mesfushori i Teutës s'godet siç duhet.
45+2' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
30' Goditje e bukur nga Jurgens, por topi prek vetëm rrjetën e jashtme.
21' Jazxhi shfrenon fantazinë, del në sulm duke dribluar dhe shkakton faull.
8' Qardaku tenton nga goditja e dënimit, topi shkon jashtë.
1’ Shkelmohet topi i parë, nis dueli mes Teutës dhe Dinamos.
