Është mbyllur me shifrat e “frikshme” deri i kryeqytit mes Dinamos dhe Tiranës, e fituar 6 – 2 nga dinamovitët.
Të besuarit e Ilir Dajës i “hipotekuan” 3 pikët që në 45 minutat e para falë golave “magjik” të Guindo, Qardaku dhe Bregu, ndërsa te Tirana e gjeti rrugën e rrjetës në këtë segment kohor Rafael.
Dinamo nuk e uli “marshin” as në pjesë e dytë, 3 gola të tjera, me autorë Lorenco Vila, Qardaku dhe Bregu. Si Qaradaku dhe Bregu finalizuan dopietë personale në këtë duel, ndërsa në listën e shënuesëve nuk mungoi as Etienne Tare për bardheblutë.
Pas 14 javësh, Dinamo e Ilir Dajës afrohet 3 pikë me kreun, 23 pikë, ndërsa “rekordmenët” e Shqipërisë, Tirana, janë “zhytur” në fundin e tabelës dhe është e vështirë të bësh një parashikim nëse do “mbijetojnë” në elitën e futbollit shqiptar.
DINAMO - TIRANA 6 - 2 (Guindo 5', Qardaku 11', 61', Bregu 25' 65', Vila 47'/Rafael 40', E.Tare 76')
90' - Përfundon takimi Dinamo - Tirana, të besuarit e Ilir Dajës triumfojnë 6 - 2
76' - Nuk kanë ndalur golat në "Air Albania", gjen rrugën e rrjetës edhe Etienne Tare.
65' - Bregu i dërgon shifrat në 6 - 1 nga penalltia.
61' - Qardaku finalizon edhe të pestin për Dinamon.
47' - Lorenco Vila i "pamëshirshëm", sulmuesi i Dinamos "shpartallon" portën e bardhebluve.
46' Starton pjesa e dytë.
45' - Mbyllet pjesa e parë, Dinamo - Tirana 3 - 1.
40' - Rafael "ndez" shpresën te Tirana, ngushtohen shifrat.
25' - Dinamo nuk ka ndërmend të ndalen, vjen edhe goli i 3-të me Dejvi Bregun.
11' - Qaradaku finalizon "golin e vitit", dikret nga goditja e dënimit, 2 - 0 në favor të dinamovitëve.
5'- Zhbllokohen shifrat në kryeqytet, shënon Guindo për Dinamon.
1' - Nis ndeshja Dinamo - Tirana, e cila po mbahet në stadiumin "Air Albania".
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Texeira, Goudiaby, Guindo, Vila, Bregu, Maliqi, Nani, Beqja, Neziri, Qardaku. Trajner:
Ilir Daja.
TIRANA: Tafas, Vera, Lleshi, Fernandez, Rafael, Haxhiu, Valerianos, Zhunior, Ismajli, Tabekou, Meta.
Trajner: Ardian Nuhiu.
Superiore: Java e 14-të
Stadiumi: "Air Albania"
Arbitër: Andi Koçi
